Besian Mustafa. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Besian Mustafa rrëfen për vrasjen e Xhemajl Mustafës

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, në një intervistë për KALLXO.com do të japë një rrëfim lidhur me vrasjen e babait të tij, Xhemajl Mustafës, zyrtar i lartë i LDK-së, i ekzekutuar 20 vjet më parë në Prishtinë.

Ai do të flasë për dyshimet dhe do të japë detaje të ngjarjes.

Gjithashtu, Besian Mustafa do të tregojë nëse Gjykata Speciale po merret me rastin e babait të tij.

Përballë Jeta Xharrës, ministri Besian Mustafa do të flasë edhe për subvencionet dhe grantet që i jep Ministria e Bujqësisë.