Besian Mustafa. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Besian Mustafa: Nuk fitojmë fonde për bujqësi nga BE-ja për shkak se nuk kemi akreditim

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, përballë Jeta Xharrës ka folur lidhur me mungesën e akreditimit që i ka përjashtuar nga marrrja e fondeve prej BE-së.

Mustafa tha se përkundër kësaj, Ministria që udhëheq ai, ndjek standarde të BE-së.

“Pavarësisht që nuk jemi në BE i aplikojmë standardet, këto standarde kanë kritere të larta dhe një pjesë e madhe e bujqve kërkojnë ndihmë për këshilla kur duan të marrin grante nga ne.
Ne nuk jemi fare përfitues të programeve të bujqësisë, kjo ka lidhje me procesin e akreditimit, aty akreditohen nënmasat, është një projekt që e përkrah Ministrinë e Bujqësisë për t’i ndihmuar agjencisë së zhvillimit të bujqësisë por nuk ka ende akreditim”, ka thënë Mustafa.

Mustafa tutje shtoi se tani janë duke punuar edhe me GIZ-in gjerman për ta shtyrë tutje këtë projekt që i ndihmon ministrisë të fitojë këtë akreditim, por që puna ka stagnuar si shkak i pandemisë.

“Procesi është standard, merren të gjitha kontratat nga Bashkimi Evropian, adaptohen për tregun lokal, tash jemi së bashku GIZ-in dhe BE-ne duke e vazhduar këtë projekt që ta ndihmojë ministrinë të shkoj tutje në proces të akreditimit por pandemia ka lënë shumë punë pezull”, ka shtuar Mustafa.

Ai gjithashtu theksoi se nëse merr fonde në një fushë nga BE, atëherë në atë fushë nuk merr nga Ministria. Prandaj sipas ministrit Mustafa duhet të ketë strategji në fondet e BE-së.

.