Besian Mustafa: Kosova i vetmi vend që kompenson dëmet në kultura bujqësore

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, në intervistë përballë Jeta Xharrës ka thënë se për të zhvilluar bujqësinë është rritur buxheti për grante.

Ai tha se Kosova është i vetmi vend që kompenson dëmet në kultura bujqësore.

“Kemi ndërtuar stalla, subvencionimin për prodhimin e qumështit, kemi ndarë buxhet të dyfishtë këtë vit, për shkak të pandemisë. Jemi i vetmi shtet në rajon që kemi ndarë kompensim për dëmet në kulturat bujqësore. Mbi 2,300 bujq në gjashtëmujorin e parë të këtij viti janë paguar për dëme. Dëmi është llogaritë 8 milionë euro, ne kemi paguar 2 milionë, nga 23 komuna sa kanë raportuar”, tha Mustafa.

Mustafa tutje shtoi se Ministria bën analiza se cilat kultura duhet të përkrahen.

 

“Ne çdo vit bëjmë analiza dhe i përditsojmë politikat tona, pra ndoshta në një periudhë kemi subvencionuar disa kultura të cilat ndryshojnë. Për momentin janë 26 kultura që i ndihmojmë me grante, prej drithërave, patatet, perimet, pemishtet dhe ndërtojmë kultura të reja”, ka shtuar Mustafa.

Mustafa po ashtu tha se janë bujqit ata që vendosin cilat kultura t’i çojnë përpara kurse ata si Ministri i përkrahin.

FOTO – Drejtoria e Bujqësisë – Rahovec

.