Besian Mustafa i thotë Kurtit: Jam krenar që jam LDK

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Besian Mustafa në mbledhjen e Qeverisë ku janë duke u prezantuar raportet 100 ditore të Qeverisë Kurti, ia dhënë një mesazh shefit të tij të qeverisë, Albin Kurti.

Mustafa tha se është krenar që është pjesë e LDK-së, edhe pse gjatë kësaj kohe që nga shkarkimi i qeverisë, ministrat e LDK-së, sipas tij, nuk kanë bërë politikë por kanë kryer punë.

“Duke iu falënderuar për bashkëpunimin, dua të theksoj se ne anëtarët e kabinetit qeveritar që vijmë nga radhët e LDK-së, gjatë kësaj kohe nuk kemi bërë politikë, por kemi dhënë maksimumin tonë në ministritë që i udhëheqim. Si pasardhës i njërit nga 3 themeluesit e LDK-së, unë jam krenar që jam në LDK dhe i tillë do të mbetem”, është shprehur Mustafa.