Rektorati i UP-së | Foto: KALLXO.com

Besfort Krasniqi emërohet u.d. i sekretarit të Universitetit të Prishtinës

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës e ka emëruar sot ushtrues të detyrës të sekretarit të përgjithshëm sekretarin e Fakultetit Filologjik, Besfort Krasniqin.

Ky emërim, sipas burimeve të KALLXO.com, Krasniqi u propozua nga rektori i Universitetit, Naser Sahiti.

Emërimi i tij erdhi pasi dje Këshilli Drejtues nuk ia vazhdoi mandatin ish-sekretarit Esat Kelmendi dhe vendosi që të shpallet konkursi publik.