Foto: Ilustrim
"Besa Security": Furgoni ynë u sulmua me armë të kalibrit të rëndë, dy punonjës janë plagosur
Një tentim grabitje e armatosur, shënjestër e së cilës ishte një automjet i kompanisë “Besa Security”, ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në magjistralen Prishtinë-Gjilan.
Rreth kësaj ka reaguar kompania “Besa Security” duke thënë se furgoni ishte sulmuar me armë të kalibrit të rëndë dhe me Kallashnikovë.
Kompania bën të ditur se dy punëtorët e plagosur janë jashtë rrezikut për jetë.
“Dy punonjës të TPG-së janë plagosur. Të njejtit falë veturës të armatosur kundër kallashnikov, jelekëvë antiplumb të veshur nga punonjësit tonë dhe më pas falë një veture të FSK-së që ka kaluar pas pak minutash dhe të cilët ia kanë dhënë ndihmën e parë të dy punojësëve”, thuht në njoftim.
Tutje, “Besa Security” konfirmon se grabitësit nuk kishin arritur të merrnin paratë.
Policia jep detaje për tentim grabitjen e armatosur ndaj mjetit që po transportonte para