Besa Luzha uron Kurtin e Osmanin për dakordimin për bashkëqeverisje

Kandidatja për deputete nga kolicioni AAK-PSD, Besa Luzha ka uruar dakordimin e arritur sot mes liderit të LVV-së, Albin Kurtit dhe kandidates së LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani për bashkëqeverisje.

Luzha përmes një postimi në Facebook ka shkruar se ky dakordim është arritur shumë shpejtë dhe sipas saj është shpresë për një lloj tjetër të politikë bërjes.

“Dakordimi kaq i shpejtë dhe në parim, i Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit për bashkëqeverisjen, si rezultat i votës së qytetarëve, jep shpresë në një lloj tjetër të politikëbërjes, dhe e vulos nivelin e lartë qytetar dhe demokratik që u tregua në zgjedhjet e 6 tetorit”, ka shkruar ajo.

Tutje ajo ka thënë se shpreson që ky dakordim të përkthehet sa më shpejt në institucionet demokratike dhe politikat e mirëfillta në dobi të të gjithë qytetarëve të Kosovës.

“Shpresoj poashtu që opozita në Kuvend dhe shoqëria civile të jenë një opozitë të mirëfilltë e konstruktive, mbikëqyrëse dhe korrektuese, sepse vetëm kështu i ofrohemi standardeve më të larta të demokracisë dhe politikëbërjes. Kosovë, të priftë e mbara”, ka shkruar në fund ajo.

Gjatë ditës së sotme janë takuar Vjosa Osmani dhe Albin Kurti, ku kanë shprehur vullnetin që të formojnë një Qeveri së bashku. Megjithatë, ata kanë theksuar se marrëveshja do të arrihet ditëve në vijim.

Nis takimi Kurti – Mustafa

www.kallxo.com