Bernie Sanders zyrtarisht mbështet Joe Bidenin për president të Amerikës

Bernie Sanders të hënën zyrtarisht dha mbështetjen e tij për Joe Biden në garën për President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Ne kemi nevojë për ju në Shtëpinë e Bardhë. Do të bëj gjithcka që mundem që kjo të ndodhë, Joe”, tha Sanders për ish Zëvendës Presidentin gjatë një lidhje elektronike të fushatës  së Biden.

“Sot , u bëj thirrje gjithë amerikanëve, çdo demokrati, çdo të pavaruri, kërkoj nga shumë republikanë, të bëhemi bashkë në këtë fushatë dhe të mbështesim kandidaturën tënde, të cilën e mbështes,” tha Sanders.

Sanders hoqi dorë nga gara për kandidaturën demokrate për Shtëpinë e Bardhë javën e kaluar.