Bernie Sanders i jep fund garës për president

Bernie Sanders ka suspenduar fushatën për nominim si kandidat për president nga Partia Demokratike, njofton BBC.

Sanders informoi stafin e tij se do ndërpresë fushatën gjatë një koference të mërkurën në mëngjes, duke i lënë hapësirë për nominim Joe Biden, i cili do garojë nga Partia Demokratike kundër Donald Trump në zgjedhjet e nëntorit.