Ana Bërnabiq gjatë vizitës në Kosovë

Bërnabiq në veri: Kosova nuk po i përmbahet marrëveshjes për Asociacionin

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka deklaruar se Kosova nuk është duke iu përmbajtur marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Duke folur para mediave gjatë vizitës së saj në veri të Kosovës, Bërnabiq ka thënë se Kosova nuk po e përmbush atë që e sheh marrëveshja e Brukselit.

“Prishtina nuk po i përmbahet marrëveshjës ndërkombëtare, nuk e ka bërë Zajednicën. Nuk e përbush marrëveshjën e Brukselit për asociacionin, po ashtu e ka ndaluar asociacionin”, ka deklaruar ndër të tjera Bërnabiq.

Ana Bërnabiq sot po qëndron për vizitë në veri të vendit, që shënon vizitën e saj të parë në Kosovë, prej që është zgjedhur në këtë pozitë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme do të bllokojë përkohësisht disa rrugë në veri të vendit, për të mundësuar qarkullimin e eskortës zyrtare.

Në anën tjetër, kryeministri Albin Kurti, të shtunën ka thënë se vizita e saj erdhi për shkak se dy ministra të tij do ta vizitojnë Preshevën.

Në ndërkohë zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, i shoqëruar nga ministrja e Ministrisë së Arsimit, Arbërie Nagavci, sot do ta vizitojnë Luginën e Preshevës.

Gjatë kësaj vizite, sipas njoftimit të Qeverisë së Kosovës, Bislimi e Nagavci do të zhvillojnë takim me Këshillin Kombëtar Shqiptar, pastaj me deputetin e Kuvendit të Serbisë, Shaip Kamberin, e me krerët e Komunës së Bujanocit.

Gjykata Kushtetuese e Kosovvës kishte gjetur se pika të marrëveshjes së Asociacionit, bien ndesh me Kushtetutën e Kosovës.

Jarinjë, kontrolle speciale para vizitës së Bërnabiq – VIDEO