Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic, Foto: Balkan Insight/EPA/EFE

Bërnabiq: Do t’i japim mbështetje të plotë Listës Serbe

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, ka thënë se Qeveria e saj i jep mbështetje të plotë Listës Serbe, e cila, sipas saj, është faktor politik në Kosovë.

Për TV 1, Bërnabiq ka thënë se në takimin e sotëm me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës së pari do t’i dëgjojë ata dhe do t’u japë mbështetje.

“Në mbledhjen e sotme, para së gjithash do t’i mbështesim ata, sepse sot serbët janë një faktor politik sepse ata kanë një zë të bashkuar. Ata fituan 10 vende në Kuvend dhe ne mund të shohim që edhe (Albin) Kurti ishte i detyruar të bisedonte me ta, megjithëse ai e shmangte vazhdimisht atë”, ka thënë ajo sipas portalit serb Blic.