Berlini e konfirmon: Tanket gjermane 'Leopard 2' tani në Ukrainë

Ngarkesa e shumëpritur e Gjermanisë me 18 tanke luftarake ‘Leopard 2’ ka mbërritur në Ukrainë, ka konfirmuar Ministria Gjermane e Mbrojtjes.

Berlini zyrtar fillimisht premtoi 14 tanke, por e rriti atë në 18 si pjesë e një marrëveshjeje sipas së cilës disa shtete të BE-së do të kontribuonin në një dërgesë prej dy batalionesh Leopard 2 dhe 31 tanke M1A2 Abrams të prodhimit amerikan nga SHBA.

Tanket e para të betejës kryesore britanike Challenger 2 kanë mbërritur gjithashtu në Ukrainë dhe së shpejti do t’i nisin misionet luftarake, ka deklaruar ministri i mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov.

Mbretëria e Bashkuar ka thënë në janar se do të dërgojë 14 prej tankeve në Ukrainë. Reznikov shkroi në Twitter se tanket kanë “arritur kohët e fundit në vendin tonë” dhe postoi një video që e tregonte atë të ulur në një nga një linjë të gjatë tankesh në një fushë të hapur, të gjithë duke mbajtur flamurin verdhë e blu të Ukrainës.

Shtetet e Bashkuara e mbështesin krijimin e një gjykate speciale për ta ndjekur penalisht krimin e agresionit kundër Ukrainës, thanë zyrtarët amerikanë. Ambasadori i përgjithshëm i SHBA-së për drejtësinë penale globale, Beth Van Schaak ka deklaruar se gjykata mund të vendoset edhe diku tjetër në Evropë, të paktën në fillim, në mënyrë që “të përforcojë orientimin e dëshiruar evropian të Ukrainës”.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka rekomanduar që atletët rusë dhe bjellorusë të lejohen të garojnë në ngjarje sportive ndërkombëtare nën një flamur neutral. Një vendim në lidhje me Olimpiadën e vitit të ardhshëm në Paris dhe Olimpiadën Dimërore Milan-Cortina në 2026 do të merret “në kohën e duhur”, tha ai. Ministrja e Brendshme e Gjermanisë, Nancy Faeser, tha se vendimi i komitetit është “një shuplakë në fytyrë për të gjithë atletët ukrainas”.

Pushtimi rus i Ukrainës filloi më 24 shkurt të vitit 2022. Sulmet nga forcat ruse u raportuan në qytetet kryesore anembanë Ukrainës, duke përfshirë edhe kryeqytetin Kievin. /The Guardian