Berjani: MTI po bën lojë për të favorizuar disa kompani

Kryetari i Shoqatës së naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani ka thënë se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përmes udhëzime administrative po dëshiron të favorizojë biznese të caktuara që mund të fitojnë miliona euro.

Në një intervistë për KALLXO.comm, Berjani ka thënë se janë tri udhëzime administrative të miratuara nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe që e dëmtojnë tregun e naftës dhe direkt konsumatorit që do të obligohet të paguajë më shtrenjtë.

 

 

“Këto udhëzime janë ndryshuar dhe janë punuar pa i konsultuar palët e interesit dhe sidomos pa shoqatën e naftëtarëve”, tha Berjani.

Ai ka thënë se kontrollin e cilësisë së naftës duhet ta bëjë Dogana e Kosovës.

“Në tërë boten kontrollin e cilësisë e kryejnë Doganat. Ne nuk jemi kundër laboratorëve privatë mirëpo ne nuk pranojmë këtë kosto prej 400-600 euro t’i shtohet biznesit, kurse tash nuk paguan askush sepse e kontrollon Dogana e cila ka investuar mbi 1 milion euro në laborator dhe habitem se si është e mundshme te kaloj tek trupat inspektues”, potencon Berjani.

Ai ka folur edhe për pjesën e udhëzimit që parasheh krijimin e monopolit në shënjimin e naftës, për të cilin ka raportuar KALLXO.com

“Tash është në procedurë edhe ngjyrosja e derivatit ose pigmentimi i derivatit që duhet ta bëjë Dogana e Kosovës. Në terë Evropën e bëjnë doganat, kurse po tentohet të autorizohet një kompani private. Kjo është një skandal i cili është bërë dhe ne në takim me kryeministri kemi kërkuar që të anulohet. Hoti nuk do të lejoj diçka jashtë standardeve dhe jashtë kushtetutës se Kosovës”, theksoi ai.

Berjani ka folur edhe për çmimin e kalibrimit të pistolave të pompave të naftës.

KALLXO.Com gjatë ditës ka raportuar se si Ministria e NISMA-s krijon monopol të ri në tregun e naftës

Ministria e NISMA-s krijon monopol të ri në tregun e naftës