Foto: Top Channel

Berisha ngatërrohet tek shkallët, rrëzohet në mes të Kuvendit (FOTO)

Sali Berisha ka pësuar një incident teksa po i drejtohej foltores para Kuvendit Kombëtar të “Rithemelimit”.

Duket se Berisha nuk i pa shkallët teksa po ngjitej dhe u pengua, duke u rrëzuar.

Menjëherë ai mori ndihmën nga persona që ishin aty pranë, ndërsa sapo u ngrit në këmbë, përshëndeti me dorë të gjithë të pranishmit në Kuvendin Konbëtar të Partisë Demokratike.

Zgjedhjet për kryetarin e ri të PD, do të mbahen më 22 maj, dhe deri në këtë datë interesat e partisë do të drejtohen nga Komisioni i rithemelimit.

Gjithashtu Komisioni i Rithemelimit shpalli sot vakancën për kreun e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, duke shkarkuar nga detyra kreun e grupit parlamentar të PD, Enklejed Alibeaj.

Në Kuvendin Kombëtar, Komisioni i Rithemelimit vendosi që kreu i ri i grupit parlamentar të PD do të zgjidhet nga Këshilli Kombëtar i PD, i cili do te zgjidhet diten e sotme./Top Channel