Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Berisha: Në 11 raste të akuzuarit për korrupsion u liruan edhe pse pati prova për t'i dënuar

Në emisionin “Kallxo Përnime” po diskutohet për gabimet e gjyqtarëve, ndikimet e tyre në sistemin e drejtësisë, si dhe rastet e korrupsionit.

Kastriot Berisha nga zyra ligjore e BIRN-it  ka folur për dënimet që janë bërë në rastet e korrupsionit.

“Ndërsa kur e shohim që në rastet e korrupsionit, 11 herë janë liruar të akuzuarit në mënyrë të kundërligjshme, na e jep përshtypjen dhe na lë të besojmë që këtu mund të jetë diçka e qëllimshme”, ka thënë Berisha.

Kastriot Berisha përmendi rastet kur Gjykata Supreme ka konstatuar se ka pasur shkelje dhe të akuzuarit janë liruar në mënyrë të kundërligjshme.

“Supremja thotë se edhe pse ka pasur prova të mjaftueshme personat të cilët janë liruar është konsideruar që janë liruar në mënyrë të kundërligjshme. Kur e analizojmë në cilat raste kanë ndodhur këto shkelje e shohim se në secilën prej veprave penale ka pasur një rast, maksimumi dy raste”, ka thënë Berisha.