Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Berisha: Duhet të zhvillohet hetim penal ndaj gjyqtares dhe prokurores së rastit

Kastriot Berisha nga Zyra Ligjore e BIRN ka thënë se ndaj gjyqtares së rastit të dhunimit të 15 vjeçares duhet të zhvillohen procedura hetimore të natyrës penale.

Sipas Berishës, institucionet nuk do të duhej të mjaftoheshin vetëm me procedurat disiplinore ndaj zyrtarëve të përfshirë në rast.

Sipas tij, ekzistojnë dyshime për mënyrën e trajtimit të lëndës si dhe mos apelimit të saj në Gjykatën e Apelit.

“Në këtë formë të uljes së dënimit nuk kemi arritur të shohim arsye për ulje të dënimit dhe po besoj që institucionet nuk do të duhej që të mjaftoheshin vetëm me masën disiplinore ndaj gjyqtares. Duhet të ketë një hetim penal të mirëfilltë sepse ka indikacione të cilat çojnë te kryeja e ndonjë vepre të mundshme penale duke e pasur parasysh faktin që ka qenë një udhëzues nga Gjykata e Apelit dhe në mënyrë strikte kanë qenë udhëzimet se si duhet të veprohet të cilat i kanë anashkaluar e kanë nxjerrë vendim nën kufirin e paraparë ligjor dhe nuk kanë ushtruar fare ankesë, gjë që e bën rastin edhe më të dyshimtë sepse një rast i tillë do të duhej të shkonte në Gjykatën e Apelit për t’u konfirmuar”, ka thënë Berisha.

Thellohet Skandali – Prokuroria u pajtua me dënimin 8 muajsh ndaj dhunuesit të 15 vjeçares

Pas raportimit të KALLXO.com për dënimin “minimal” për dhunim, reagon Albulena Haxhiu