Ilustrim - Policia, falsifikim parash

Bëri blerje me 100 euro të falsifikuara, qytetari e raporton në polici

Një rast i një kartëmonedhe të falsifikuar në vlerë prej 100 euro është raportuar dje në Policinë e Prizrenit.

Sipas policisë, një qytetar ka raportuar se një person i panjohur kishte bërë blerje me kartëmonedhën në fjalë, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

Policia shton se njësitet policore janë marrë me rastin dhe monedha e dyshuar është sekuestruar.

Megjithatë, nuk ka asnjë të arrestuar në lidhje me rastin në fjalë, i cili ka ndodhur në orën 15:20.