Ismet Beqiri - Foto: KALLXO.com

Beqiri për kandidatin për kryeministër: Emra ka sa të duash

Ismet Beqiri, anëtar i kryesisë së LDK-së pas mbledhjes së kryesisë së kësaj partie deklaroi shkurt se “ka emra sa të duash”, kur u pyet për kandidatin për kryeministër.

Ndërkaq, nënkryetari i kësaj partie, Agim Veliu deklaroi se janë duke punuar në vendosjen e kritereve për kandidatët për deputetë dhe kryeministër.

“Jo, ne jemi duke biseduar për kriteret në radhë të parë, do t’i ndërtojmë kriteret për kandidat për kryeministër edhe për deputetë dhe pastaj do ta kompletojmë listën”, tha Veliu.

Kryesia e LDK-së ishte thirrur sot nga kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa.

Vendi së shpejti pritet të shkojë në zgjedhje, pasi që Gjykata Kushtetuese konstatoi se vota e deputetit Etem Arifi pro qeverisë së drejtuar nga LDK ka qenë e pavlefshme.