Ismet Beqiri - Foto: KALLXO.com

Beqiri: Ose koalicion me Vetëvendosjen, ose LDK në opozitë

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, është shprehur i bindur se nëse nuk arrihet marrëveshja me Lëvizjen Vetevendosje, nuk do të bëjnë marrëveshje me ndonjë parti tjetër.

Beqiri në një debat në RTV Dukagjini ka thënë se qëndrimi i LDK-së ka qenë gjithmonë që të formohet koalicion me LVV-në dhe që sipas tij, nuk ka opsion tjetër.

“Në agjendë të LDK-së ka qenë që vetëm me LVV me bë koalicion. Ky është synimi ynë, nuk jemi të fokusuar në të tjera”, tha ai.

“Ose me Vetëvendosjen ose në opozitë, nuk ka tjetër”, tha Beqiri.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk kanë arritur që të formojnë koalicionin qeverisës pas zgjedhjeve të 6 tetorit.

Sot, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka kërkuar nga LVV që të arrihet marrëveshja deri në fund të kësaj jave, në të kundërtën sipas tij, duhet të konstatohet dështimi.

Beqiri: Zgjedhja e Konjufcës për kryeparlamentar, sinjal se nuk janë të interesuar për koalicion me ne