Beogradi pranon edhe 50 mijë doza të vaksinës ruse ‘Sputnik V’

Një kontingjent i ri me 50 mijë doza të vaksinës ‘Sputnik V’ është dërguar në Serbi nga Rusia të martën në mëngjes, thuhet nga televizioni publik RTS.

Aeroplani ‘Air Serbia’ që bëri transportin ateroi në aeroportin “Nikola Tesla” në Beograd rreth orës 06:30 të mëngjesit, dhe vaksinat do dërgohen menjëherë në institutin Torlak, prej ku do distribuohen në qendra vaksinimi nëpër gjithë vendin.