Beogradi edhe këtë vit nikoqir i festivalit kulturor ‘Mirëdita, dobar dan!

Kryeqyteti i Serbisë, Beogradi edhe kësaj here do të jetë nikoqir i festivalit kulturor ‘Mirëdita, dobar dan!’.

Kështu ka bërë të ditur, Kushtrim Koliqi nga organizata “Integra” i cili ka treguar që festivali do të fillojë më 22 tetor dhe do të përfundojë më 24 tetor.

Tutje Koliqi ka publikuar edhe programin e festivalit e cila do të jetë si në vijim:

Dita 1; 22.10.2020

– Hapja e festivalit “Mirëdita, dobar dan!”;

Ora 18:00, Qendra për Dekontaminim Kulturor

– Shfaqja teatrore “Unë jam vetë grua” nga

Doug Ëright, me regji nga Kushtrim Koliqi;

Ora 19:00, Qendra për Dekontaminim Kulturor

 

Dita 2; 23.10.2020

– Debati “Kosova – trashëgimia e kujtesës”;

Ora 12:00, Qendra për Dekontaminim Kulturor

– Ekspozita “Kosova – trashëgimia e kujtesës”, nga Korab Krasniqi;

Ora 18:00, Endžio

 

Dita 3; 24.10.2020

– Debati “Institucionalizimi i Drejtësisë Tranzicionale në Kosovë”;

Ora 18:00, Qendra për Dekontaminim Kulturor

– “Richard Gere ka qenë këtu” – përmbledhje tregimesh nga Tristan Halilaj;

Ora 19:30, Qendra për Dekontaminim Kulturor

– Filmi “Shpia e Agës” nga Lendita Zeqiraj;

Ora 20:30, Qendra për Dekontaminim Kulturor

– Mbyllja e festivalit “Mirëdita, dobar dan!”

 

‘Mirëdita, dobar dan!’, mes protestave dhe bashkëpunimit ndërkulturor