Kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi

Beograd, odat e Kosovës e Serbisë pajtohen për formimin e një ekipi të përbashkët për ekonomi

Dhomat e Tregtisë të Serbisë dhe Kosovës kanë nënshkruar në Beograd një deklaratë të përbashkët, në bazë të së cilës do të formohet një ekip i përbashkët për bashkëpunim ekonomik.

Ky ekip do të përbëhet nga udhëheqës të biznesit dhe ekspertë që do të merren me normalizimin ekonomik ndërmjet dy vendeve.

Kjo deklaratë e përbashkët e nënshkruar sot në Ambasadën e SHBA në Beograd, u bë ndërmjet përfaqësuesve të odave të Kosovës dhe Serbisë, Berat Rukiqi, përkatësisht Marko Çadezh, kurse ekip i i përbashkët parashihet t’i ketë zyrat në Prishtinë dhe Beograd.

I dërguari i presidentit amerikan për dialogun, Richard Grenell, ka thënë se kjo marrëveshje do të krijon vende të reja të punës, ndërsa si prioritet i takimeve të shpeshta Kosovë – Serbi nën udhëheqjen e SHBA ka thënë se janë çështjet ekonomike.

Në ora 14:00 Grenell do të zhvilloj një takim me Presidenti e Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministren Ana Brnabiç, për të nënshkruar deklaratën e përbashkët për bashkëpunim ekonomik.