Belgjika mbyll shkollat e restorantet

Shtabi i krizave në Belgjikë ka marrë vendim që të pezullojë mësimet në shkollat e të gjitha niveleve në këtë vend, nisur nga data 16 mars, në përpjekje për të penguar përhapjen e koronavirusit.

Gjithashtu është vendosur që nga mesnata e 13 marsit, baret, restorantet dhe diskotekat të mbyllen për kohë të pacaktuar.

Dyqanet dhe farmacitë mbeten të hapura, ashtu si edhe transporti publik.

Të gjitha aktivitetet sportive dhe kulturore do të anulohen po ashtu.

Këto masa në Belgjikë do të zgjasin deri më 3 prill.

Masa të ngjashme për të luftuar koronavirusin kanë ndërmarrë edhe vende të tjera të botës, përfshirë Kosovën. /REL