Bekimi Jashari i shkon në kazermë komandantit Bashkim Jashari

Ish-kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka shkuar në vizitë, në Kazermën “Adem Jashari” tek kushëriri i tij, komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari.

Jashari ka deklaruar se i kanë uruar punë të mbarë e shumë suksese në udhëheqjen e ushtrisë.

“Gjenerallejtënant Bashkim Jasharit, vëllaut tim, bashkë me nipin, bashkëluftëtarin e tij, Bahri Nuredini, i uruam punë të mbarë e shumë suksese në udhëheqjen e ushtrisë sonë, të ndërtuar falë luftës, sakrificës së ushtarëve të UÇK-së dhe mbështetjes së shteteve tona mike, me theks të veçanta Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Jashari në rrjetin social “Facebook”.

Sipas tij, komandanti i ri, do të jap maksimumin e tij për ushtrinë dhe kështu me të, ushtria do t’i bashkohet familjes së ushtrive të shteteve demokratike, NATO-s.

“Duke e njohur nga afër, si djali i mixhës Rifat, nipi i Komandantit Legjendar Adem Jashari, babushit Hamëzes, nipi i mësuesit të parë të Drenicës, babës Shaban, nga i cili trashëgoi virtytet më të larta njerëzore, sinqeritetin, humanizmin, guximin edhe vendosmerinë, jam më së i bindur që Bashkimi do të jap maksimumin e tij për ushtrinë tonë dhe kështu me të, ushtarët tonë të mrekullueshëm, Ministrinë e Mbrojtjës dhe aleatët strategjik, ushtria jonë do t’i bashkohet familjes së madhe të ushtrive të shteteve demokratike, NATO-s”, ka shkruar mes tjerash Jashari.

Më 30 nëntor 2021, gjeneralmajor Bashkim Jashari u emërua komandant i FSK-së e më pas edhe gjenerallejtënant.

Dita e Jasharajve të Prekazit – njëri u bë komandant e tjetri dorëzoi detyrën