Ballina e librit ‘Në zemrën tonë dimri ka mbetur’. Foto: Kallxo.com

Bekim Muhaxheri boton librin e tij të dytë me poezi

Ashtu si i kishte premtuar në radhë të parë vetes, gazetari dhe poeti Bekim Muhaxheri doli me përmbledhjen e tij të dytë me poezi, të titulluar “Në zemrën tonë dimri ka mbetur”.

Libri është botuar nga Shtëpia Botuese “Armagedoni” nga Prishtina.

Në këtë libër ka poezi të shkruara në kohën e mbylljes thuajse hermetike pandemike në pranverën e 2020-ës, por edhe vjersha tjera që u shkruan gjatë tërë vitit që shkoi dhe viteve të fundit.

Në titull dimri nuk paraqet njërën nga stinët, por ftohtësinë që do të na ndjekë gjatë edhe pasi ta tejkalojmë Coronavirusin, edhe pse autori ka shpresë se pas tij do të bëhemi më të mirë si njerëz.

Ai nuk merret vetëm me të keqen e padukshme që na e zuri rrugën, por shkruan edhe për kufizimet e lirisë, rezistencën, luftën, dashurinë, lulet e zogjtë.

Vitin e kaluar Muhaxheri botoi librin me poezi “Ëndrrat bëhen pranga”.

Ballina e librit ‘Në zemrën tonë dimri ka mbetur’. Foto: Kallxo.com