Bekim Jashari. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Bekim Jashari tregon se a është kandidat për president të Kosovës

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka folur rreth mundësisë që ai ose ndokush tjetër nga familja e tij të propozohet për president të Kosovës.

Në TV Dukagjini, Jashari tha se ai personalisht por edhe e gjithë familja e tij në 20 vitet e fundit kanë treguar se kanë guxim dhe mund të marrin përgjegjësi.

“Në qoftë se të gjitha partitë politike në Parlamentin e Kosovës bien dakord që një nga ne, nga familja Jashari, të propozohet për president të Kosovës, më i miri është Murati”, tha Bekim Jashari.