Bekim Jashari. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Bekim Jashari sot zyrtarizon kandidaturën dhe prezanton listën për asamble komunale

Bekim Jashari sot zyrtarizon kandidaturën për kryetar të Komunës së Skenderajt për zgjedhjet lokale e 17 tetorit.

Në ceremoninë e zyrtarizimit do të prezantohet edhe lista e Bekim Jasharit për asamble komunale të Skenderajt.

Ceremonia do të mbahet në restaurant “Freskia”, në Skenderaj, duke filluar nga ora 19:00.

Bekim Jashari është kryetari aktual i Komunës së Skenderajt.

Jashari fitoi zgjedhjet lokale të vitit 2017-ës.

Ndryshe nga ato zgjedhje, në zgjedhjet që do të mbahen në vjeshtë ai do ta ketë kundërkandidat Sami Lushtakun.

Lushtaku në vitin 2017 ishte tërhequr nga gara për t’a përkrahur Bekim Jasharin.

Kryetari i degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku ka zyrtarizuar javën e kaluar kandidaturën për garën e të parit të Skenderajt.