Bekim Jashari paralajmëron përfundimin e çerdhes së re në këtë vit

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me ministrin në detyrë të Zhvillimit Rajonal, Enis Kervan, kanë nënshkruar sot memorandumin e bashkëpunimit për bashkëfinancimin e projektit për vazhdimin e ndërtimit të çerdhes në lagjen 2 të qytetit të Skenderajt.

Sipas komunikatës së kësaj Komune, kjo çerdhe do të jetë këtë vit e gatshme për fëmijët e qytetit.

“Në emër të Komunës së Skenderajt, falënderoj ministrin Kervan për mbështetjen dhënë komunës sonë, në realizim të projekteve që ndikojnë direkt në ngritjen e mirëqenies së qytetarëve”, tha Jashari.

2 qershor 2020, Komuna e Skenderajt ka nënshkruar marrëveshjen e mirëkuptimit me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal për ndërtimin e çerdhes për fëmijë në mes të lagjeve 2 dhe 3 të qytetit të Skenderajt.

Ndërsa, 24 shtator 2020 është vënë gurthemeli i fillimit të punimeve për ndërtimin e çerdhes publike në Skenderaj, përkatësisht në afërsi të shkollës së Mesme Teknike “Anton Çetta” në qytet.

Komuna e Skenderajt aktualisht ka dy çerdhe, një në qytet dhe tjetrën në Banjë të Runikut.