Bekim Jashari me nismë për ta gjetur vajzën e zhdukur nga Skenderaj

 

Bekim Jashari, kryetari i Skenderajt, ka njoftuar se nesër do të organizohet kërkim masiv për Egzona Islamin e zhdukur që disa ditë.

“Në emrin tim dhe të Komunës së Skenderajt, shprehi shqetësimin tim në lidhje me zhdukjen tash e sa ditë të qytetares së Skenderajt, Egzona Islami. Nesër qytetarë të vullnetit të mirë kanë organizuar kërkim masiv për gjetjen e saj, andaj kërkoj nga të gjithë ata që kanë mundësi, t’i bashkangjiten këtij kërkimi. Njëkohësisht bëjë apel tek të gjitha ata që kanë informacione që lidhen me zhdukjen apo vendndodhjen e saj, të njoftojnë organet kompetente. Uroj që Egzona të gjendet sa më shpejtë, shëndosh e mirë!”, ka shkruar Jashari.