Bekim Jashari lavdëron drejtorin e ri të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, falënderon të dorëhequrin

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari e ka emëruar Arben Mehmetin drejtor të Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Ky emërim vije pas dorëheqjes së Abdyl Ymerit nga ky post.

Jashari ka dekaruar se bagazhi profesional i Arben Mehmetit dhe përvoja e tij në administratë publike si zyrtar në Ministrinë e Arsimit dhe në atë të Mbrojtjes, do të jetë në shërbim të qytetarëve, në veçanti të kulturës, rinisë dhe sportit në Skenderaj.

“Arben Mehmeti ka përfunduar studimet bachelor dhe master në Fakultetin e Edukimit dhe ato të shkencave politike në Fakultetin Filozofik, Universiteti i Prishtinës. Si kryetar i Parlamentit të Studentëve në  Universitetin e Prishtinës dhe Kryetar i Unionit të Studentëve  të Kosovës, Arbeni ka dhënë një kontribut të çmuar në avancimin e të drejtave të studentëve në shtetin tonë”, ka shkruar Jashari.

Ai ka falenderuar edhe ish drejtorin Ymeri për angazhimin e deritanishëm në udhëheqje të Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

“Me drejtorin e ri Arben Mehmeti dhe me të rinjë tjerë do të punojmë maksimalisht në realizimin e projekteve të shumta infrastrukturore në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit, për të krijuar kështu kushte moderne për zhvillimin e talentit të të rinjve të komunës sonë”, ka shkruar i pari i Skënderajt në rrjetin social “Facebook”.

KALLXO.com raportoi të enjten se ka dhënë dorëheqje Abdyl Ymeri, i cili deklaroi se ky vendim ka të bëjë vetëm me arsye personale.

Dorëhiqet një drejtor i Bekim Jasharit