Bekim Jashari e bën drejtoreshë të çerdhes gruan që tri herë hyri në Librin e Rekordeve Guinnes

Arbnora Fejza – Idrizi, gruaja nga Skenderaj që hyri tri herë në Librin e Rekordeve Guiness, është bërë ushtruese e detyrës së drejtoreshës në çerdhen “Nëna Zahide” në Skenderaj.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Fejza – Idrizi e cila falenderoi kryetarin e Skenderajt, Bekim Jasharin.

Ajo tha se është nder për të që ta udhëheq këtë institucion që mban emrin e heroinës, Zahide Jashari.

“Drejtim i këtij institucioni që mbanë emrin e heroinës sonë, nënës Zahide është një nder dhe përgjegjësi e jashtëzakonshme për mua dhe unë do të përkushtohem maksimalisht që t’a kryej këtë detyrë në mënyrën më të mirë. Falënderoj kryetarin, Bekim Jashari për besimin dhe mundësinë që të kontribuoj në edukimin e duhur të fëmijëve tonë”, ka shkruar Fejza – Idrizi në Facebook.

KALLXO.com kishte raportuar në vazhdimësi për sukseset e Arbnora Fejza-Idrizit.

Arbnora Fejza-Idrizi nga Skenderaj tri herë radhazi ka arritur të hyjë në Librin e Rekordeve – Guiness përmes artit të palosjes së letrës që quhet origami.

Ajo këtë vit theu edhe rekordin e ri atë me flamurin me të madh. Flamurin kosovar ia dedikoi familjes Jashari me rastin e 17 shkurtit.