Foto: ZKM
Bekim Hoxha emërohet Drejtor i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari
11.9.2024 - 12:56
Qeveria e Kosovës ka emëruar sot më 11.09.2024, Bekim Hoxhën drejtor ekzekutiv të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (AUV).
Në mbledhjen e Qeverisë kryeministri Albin Kurti tha komisioni rekrutues ka bërë punë profesionale në përzgjedhjen e kandidatit.
Ndërsa ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka thënë se Hoxha ka përgatitje në nivel akademik e institucional.
“Hoxha ka ushtruar disa pozita të rëndësishme në nivel të institucioneve, në pozita menaxheriale, duke përfshirë edhe dëshmitë e dhëna si ushtrues detyre si drejtor i AUV-it ku ka demonstruar vendosmëri për avancimin e sektorit, digjitalizimin, rritjen e efikasitetit dhe transparencës dhe për të arritur synimet që kemi”- ka thënë Peci.