Bekim Haxhiu - PDK

Bekim Haxhiu thotë se nuk do ta votoj buxhetin

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu,  ka thënë se nuk do t’i votojë ndryshimet buxhetore.

Krejt kjo për shkak se deputetët e Kuvendit nuk votuar pro amendamentit të propozuar nga kjo parti për rritje të pagave për personelin shëndetësor dhe policinë e Kosovës si dhe amendamentin për restaurimin e shtëpive-muze të Jasharëve.

“Unë nuk votojë buxhet që nuk miraton amendamenti për rritjen e pagave për personelin shëndetësor dhe policisë së Kosovës, si dhe amendamentin për restaurimin e shtëpive-muze te Jasharëve”, ka thënë Haxhiu në seancën e Kuvendit.

Kuvendi po e mban seancën e jashtëzakonshme për rishikimin e buxhetit për vitin 2020./RTK/