Bekim Haxhiu - PDK

Bekim Haxhiu - Qeverisë: Shpresoj se jeni këndell në Prevallë e ta ktheni Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, i cili është edhe anëtar i Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale është deklaruar se Qeveria e re ka bërë gabim me shuarjen e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Haxhiu po ashtu ka deklaruar se ky veprim nuk i përket një partie që është majtiste.

Tutje ai thotë se shpreson që Qeveria do ta rrisë numrin e ministrive në 16 dhe ta kthejë Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

“Ndoshta Qeveria pasi kanë qenë në Prevallë mendoj që janë këndell dhe besoj se do ta kthejnë ministrinë ashtu siç ka qenë, ka zëra që kjo ministri të kthehet si ka qenë pra të behën 16 ministri, nuk do të jetë problem pasi kjo qeveri njëherë tha 12 pastaj i bëri 15. Kemi dëgjuar se disa OJQ i kanë shkruar Qeverisë që ta kthejnë këtë ministri, nuk besoj se ka qenë e planifikuar kjo e me u arsyetu qe e kanë kërkuar organizatat, kur ta kthejnë”, tha Haxhiu.