Bekim Haxhiu - PDK

Bekim Haxhiu – Qeverisë: Bëjeni publike marrëveshjen me Listën Serbe

Bekim Haxhiu, deputet i PDK-së ka shprehur pakënaqësinë e tij për seancën e 3 shkurtit, madje sipas tij ftesat për seancë të jashtëzakonshme më shpejtë i kanë shkuar Listës Serbe dhe komuniteteve të tjera sesa partive të tjera opozitare.

Haxhiu i ka kërkuar partnerëve të koalicionit që ta bëjnë publike një ‘marrëveshje’ të tillë.

“ Po shihet që ka pas një njohur paraprake të Listës Serbe bëjeni publike marrëveshjen me Listën Serbe, marre është nëse e fshehni marrëveshjen sepse ajo mund të sjellë edhe probleme të tjera. Ajo marrëveshje ia mundësoi që të bëhet kryetare Vjosa Osmanit”, tha ai.

Arben Gashi, nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), tha se që luftën politike të mos e drejtojnë ndaj Listës Serbe.

“Kërkesën për seancë të jashtëzakonshme e kam propozuar unë dhe unë nuk e di kush i përkthen kërkesat për seancë të jashtëzakonshme. Kërkesën e kam dorëzuar tek sekretari i Kuvendit dhe ai e ka shpërndarë. Luftën politike të mos ta drejtojmë te Lista Serbe”, tha ai.

Kuvendi është duke vazhduar punimet e seancës në të cilën pritet të votohet për formim e komisionenëve parlamentare, mirëpo PDK-ja është duke kërkuar sqarime për njoftimin e vonshëm për seancën e jashtëzakonshme të 3 shkurtit në të cilën Vjosa Osmani u zgjedh kryeparlamentare.

https://www.facebook.com/kallxo/videos/274911393474473/?notif_id=1581496499707023&notif_t=live_video_explicit