Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Bekim Haxhiu propozon përfshirjen e 9 projekteve në buxhetin e vitit 2022

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka treguar për amandamentet e propozuara në lidhje me buxhetin 2022.

Haxhiu përmes një publikimi në Facebook ka treguar se tashmë ka dorëzuar në Kuvendin e Kosovës 9 amandamente në lidhje me 9 projekte të ndryshme.

Sipas Haxhiut, Qeveria për këto projekte të propozuar në amandamentet 7,8 dhe 9 e ka  shkurtuar buxhetin për vitin 2022 dhe i ka prolonguar deri në vitin 2024.

Amandamentet e propozuara nga Bekim Haxhiu:

Amandamenti 1: është për sigurim të buxhetit 71 milionë euro për implementimin e Ligjit të Pagave nga data 01.06.2022.

Amendamenti 2: është për projektin e Ndërtimit të Spitalit të Prishtinës, premtim elektoral i të gjitha subjekteve politike por që nuk është pjesë e Buxhetit 2022.

Amendamenti 3: është projekti për Stadiumin Nacional të Futbollit që ka qenë pjesë e projektbuxhetit 2020 dhe 2021 por që është larguar nga Qeveria Kurti.

Amendamenti 4: është projekti i Ndërtimit të Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë. Qeveria ka prolonguar përfundimin e këtij projekti deri në vitin 2024, ndërsa unë kam propozuar që ky projekt të përfundojë në vitin 2022.

Amendamenti 5: projekti i Renovimit të Stadiumit “Adem Jashari” Mitrovicë. Qeveria ka prolonguar përfundimin e këtij projekti deri në vitin 2024, ndërsa unë kam propozuar që ky projekt të përfundojë në vitin 2022.

Amendamenti 6: është Ngritja e shtatores për Dëshmorin e Kombit, Agim Rrahim Ramadani, në Mitrovicë.

Amendamenti 7: është për projektin Zgjerimi dhe rehabilitimi i rrugës magjistrale Prishtinë-Mitrovicë.

Amendamenti 8: është për projektin Zgjerimi i rrugës Komoran-Drenas-Skenderaj.

Amendamenti 9: është për projektin Zgjerimi dhe rehabilitimi i rrugës Magjistrale M9 Prishtinë-Pejë.