Bekim Haxhiu lëshon në Kuvend deklaratën e pavarësisë të lexuar nga Hashim Thaçi

Në kuadër të diskutimit në Kuvend për Ligjin për vlerat e luftës së UÇK-së, deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka lëshuar me zë në mikrofonin e foltores deklaratën e pavarësisë, të lexuar nga presidenti Hashim Thaçi në vitin 2008, gjatë shpalljes.

Haxhiu tha se në shpalljen e pavarësisë së Kosovës vlerësohet sakrifica e shqiptarëve gjeneratë pas gjenerate.

“Pra të nderuar kolegë, në shpalljen e pavarësisë vlerësohet sakrifica e shqiptarëve gjeneratë pas gjeneratë deri në UÇK. Nuk do të kishte UÇK pa kontributin e luftëtarëve të lirisë, të burgosurve politikë, e të rilindasve deri në shpalljen e pavarësisë. Ata që kundërshtuan shpalljen e pavarësisë, e që dërguan dy të ri në vdekje,  sot po na paraqiten si mbrojtës të pavarësisë”, tha Haxhiu.

Në Kuvend nga deputetë të pozitës dhe opozitës po diskutohet Ligji për vlerat e UÇK-së, ndërsa deputeti i Vetëvendosjes Rexhep Selimi tha se ky Ligj ka probleme përmbajtësore dhe i referohet pasaktë historisë.

 

Rexhep Selimi për Ligjin për UÇK-në: Ka probleme përmbajtësore dhe i referohet pasaktë historisë