Bekim Haxhiu - PDK

Bekim Haxhiu ironizon me Vjosa Osmanin: Where is the new Sheriff?

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka ironizuar me deklaratën e Ushtrueses së Detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani, e cila kishte deklaruar muaj më parë ne seancë të Kuvendit “”There is a new Sheriff in town”

Në seancën kur po diskutohet për buxhetin e vitit 2021, deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka kërkuar të dijë se ku gjendet Vjosa Osmani.

Këtë ai e ka bërë në gjuhën angleze.

“Sot, kur jemi këtu, “Where is the new Sheriff in town”, Ku është? Me dy pozita, me rrogën e 13 për veti? Po pse për qytetarët e Kosovës nuk ka rrogë të 13? Pse nuk parasheh kjo sherifja e re një rrogë të 13 për mjekët, ushtrinë, policinë, inspektoratin, punëtorët e sigurimit, pastrimit. Por veç për veti. Ky është modeli i qeverisjes së koalicionit të shpresës”, tha Haxhiu në fjalën e tij në Kuvend të Kosovës.

Vjosa Osmani deputetit të LDK-së, “There is a new Sheriff in town”