Foto: Facebook/Bekim Haxhiu

Bekim Haxhiu i përgjigjet degës së PDK-së në Skenderaj: Video është nxjerr nga konteksti

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu i ka mohuar akuzat e partisë së tij, dega në Skenderaj dhe Fadil Nurës kandidatit për kryetar të kësaj komune nga PDK.

Ai tha se një video e publikuar sot gjatë ditës në media, derisa flet nga një tubim elektoral të kandidatit të pavarur për Komunën e Skenderajt, Bekim Jashari, është nxjerr nga konteksti.

“Ndiej keqardhje për insinuatën që me ankesë ka krijuara kandidati Fadil Nura. Ankesa në KQZ është huqje e qëllimshme e ankuesit, me video sekondëshe të nxjerrë nga konteksti i fjalimit 15 minutësh të prezantimit të programit të Bekim Jasharit për zhvillimin e Skenderajt”, tha ai.

“Nëse Fadil Nura është “penduar” sepse e ka kuptuar se Drenica nuk del kundër Bekim Jasharit djalit të heroit Hamzë Jashari, nipit të komandantit legjendar Adem Jashari për pushtet të askujt, ai nuk duhet të bëjë ankesë me improvizime por e përmirëson gabim dhe tërheq kandidaturën”, tha Haxhiu për KALLXO.com.

Deputeti i PDK-së tha se publikimet, për të cilat flet në tubim elektoral, nuk janë kërcënime.

“Publikimi i rezultatit zgjedhor nuk është kërcënim por e arritur e KQZ-së dhe është në shërbim të rritjes së besimit, transparencë dhe demokracisë dhe nuk besoj se ndokush është kundër kësaj. Të gjithë kandidatët dhe mbështetësit e tyre bëjnë fushatë, prezantojnë programet e tyre, për t’i bindur qytetarët për kënd me votu, ky është qëllimi i fushatës elektorale”, tha ai.

“Fshehtësia e votës është e garantuar me Ligj dhe Kushtetutë dhe mbrohet nga komisionarët dhe vëzhguesit e partive politike dhe OJQ-të monitoruese të procesit zgjedhor”, deklaroi ai.

PDK e Skenderajt ushtron ankesë në Polici e PZAP ndaj deputetit të saj, Bekim Haxhiu

www.kallxo.com