Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Bekim Haxhiu: Deputetëve po u bëhet presion nga Qeveria për të mos e votuar projektligjin për Trusti-n

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu në një konferencë për media pas ndërprerjes së seancës së Kuvendit në të cilën do të shqyrtohej tërheqja e Trusti-t e quajti ‘mënyrë’ arbitrare ndërprerjen e seancës nga krye parlamentari, Glauk Konjufca.

Madje, Haxhiu tha se në bisedë më deputetët, ata kanë pranuar se kanë presion nga Qeveria e Kosovës për të mos u votuar ky projektligj.

I pyetur nga gazetarët se për cilët deputetët është fjala, ai tha se nuk do t’i përmend me emra për t’iu kursyer edhe një presion tjetër.

“Pothuajse të gjithë deputetët e kanë pranuar se janë duke pasur presion nga qeveria për të mos votuar projektligjin për Trusti-n… Sot, në fillim të seancës kishte një optimizëm për këtë projektligj por normalisht gjithçka vendoset në votim. Kemi biseduar me shumë deputetët që e kanë pranuar se po kanë presion nga qeveria, çdo njëri ka pranuar se ka një presion nga qeveria dhe kjo duhet të ndalohet”, tha ai.

Kuvendi nuk ka kuorum për të vazhduar shqyrtimin e tërheqjes së Trustit