Bekim Haxhiu: Ata që nuk janë me veteranët e kanë vendin matanë kufirit, përtej Merdares

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu është parë në protestën e veteranëve të OVL-UÇK-së.

Haxhiu i është drejtuar veteranëve protestues duke ju thënë se kurdo që të fillojë seanca e Kuvendit do të kundërshtojë projektligjin për pagën minimale duke shtuar se ata që nuk janë me veteranët e kanë vendin përtej Merdares, në Serbi.

“Kurdo që të fillojë seanca ne do të jemi në Kuvned me pengu një projektligj të tillë. Ne kemi qenë me veteranët gjatë luftës jemi me ta edhe sot dhe do jemi përherë më veteranët. Ata që s janë me veteranët e kanë vendin matanë kufirit, përtej Merdares”, ka deklaruar Haxhiu.

Tutje, Haxhiu ka thënë se Qeveria duhet te bisedojë me veterane dhe me sindikata për miratimin e pagës minimale.

“Qeveria të kthjellet dhe të tërheqë këtë projektligj diskriminues të ulet dhe të bisedojë me veteranët dhe me sindikata për miratimin e pagës minimale. Diskutimet e përbashkëta të Qeverisë dhe të Kuvendit me veteranët është i domosdoshëm. Ata që nuk dëshirojnë me bisedu me veteranët, ata kanë probleme me konceptin e lirisë sonë”, tha Haxhiu.

Policia e Kosovës ka bllokuar hyrjen e ndërtesës së Qeverisë, derisa dhjetëra veteranë janë duke protestuar para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, disa metra më tutje.

Policia përdori sprej ndaj veteranëve, dikush nga turma ka gjuajtur gazin lotsjellës