Seanca e Kuvendit të Kosovës, 4 qershor 2021, Foto: KALLXO.com

Bekë Berisha: Të largohet taksa 5 euro për automjete dhe të hetohet nënshkruesi i saj

Bekë Berisha deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar të largohet vendimi për taksës prej 5 euro për automjete.

“Lidhje me taksën 5 euro të gjithë e dimë që këtë kontratë nuk e kanë nënshkruar as Abrashi, as Abdixhiku as ministri Lekaj e po thuhet se as ministri prezent nuk e ka nënshkruar këtë kontratë. Është enigmatike, është e nevojshme të sqarohet kush e ka nënshkruar kontratën a është ligjore dhe pse 5 euro kur dihet se kemi një gjendje të rënduar ekonomike e sociale të qytetarëve të shtetit tonë”, tha ai.

Berisha ka kërkuar të largohet kjo taksë e cila sipas tij nuk mund të njihet ndryshe pos vjedhje e pastër e ligjore e shtetit.