Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Bekë Berisha: Në Istog tualetet rinovohen për tender, e jo për pacientë

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të komunës së Istogut, Bekë Berisha, ka thënë se në këtë komuna tualetet në Qendrat Mjekësore rinovohen për shkak të tenderëve e jo për shkak tëm pacientëve.

“Në QKMF ka shumë probleme. Aty rinovohen për çdo vjet, por nuk rinovohen për pacientë, por për tenderë”, ka thënë Berisha.

Këtë deklaratë Berisha e ka thënë në kohën kur në Debat Pernime u prezantuan tualetet e papastërta të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Istog.

Kandidatët e partive politike, të cilët synojnë të marrin udhëheqjen e Istogut diskutojnë në #DebatPernime për planet e tyre pas zgjedhjeve të 17 tetorit.

Të ftuar në DebatPernime janë kandidatët për kryetar të komunës së Istogut, Agron Avdijaj nga LVV; Ali Nimanaj nga PDK; Bekë Berisha nga AAK; Idriz Blakaj nga IBI; Ilir Ferati nga LDK.

Përballë kandidatëve për kryetar të komunës do të jenë edhe kandidatet për asambliste në Kuvendin Komunal të Istogut: Delvina Sylaj nga LDK; Fjoralba Raci nga LVV; Jehonë Mehmetukaj nga AAK dhe Lirije Demiri-Sadikaj nga PDK.

Debati transmetohet në orën 20:30 në RTV Dukagjini dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.