Bekë Berisha i bën thirrje PDK-së dhe deputetes së saj që të kërkojnë falje për deklaratën për kunatin e ministres së Drejtësisë

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha ka komentuar replikat midis deputetës së PDK-së, Blerta Deliu – Kodrës dhe ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Ai kërkoi nga PDK dhe deputetja e saj, Blerta Deliu – Kodra që të kërkojë falje që e cilësoi si terrorist kunatin e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

“Deputeten dhe PDK-në i ftoj me i kërku falje familjeve për atë deklaratë, jo me i kërku falje ministres se ndodh që edhe kjo bohet nervoz e flet edhe vet ashtu, mirë është atyne familjeve, nuk kërkohet nga ana jonë me cilësu askënd terrorist”, ka thënë deputeti Berisha.

Ai fillimisht komntoi deklaratat e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

“Së pari po dëshiroj që ministres me i’a thanë disa fjalë, besoj që për ministren më me rëndësi është kalimi i ligjeve, ne ishim të gatshëm me i kalu të gjitha ligjet, për t’i mundësuar shtetit dhe ministrisë për të funksionuar si duhet”, ka thënë Berisha.

Debati mes Haxhiut dhe Deliu-Kodra, eskalon në akuza personale