Foto: OJQ 'TOKA'
Bëhuni pjesë e kampeve verore të organizuara nga OJQ 'TOKA'
Organizata joqeveritare ‘TOKA’ që ofron programe edukative e inovative vjen më kampe verore për të rinjtë.
Gjatë 17-23 korrikut do të realizohet Kampi Ndërkombëtar – i cili do bashkojë rreth 45 të rinj nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Amerika Veriore për të gërshetuar kulturat, përvojat dhe për të kaluar një aventurë të paharruar në Kosovën e bukur.
‘TOKA’ përmes një thirrje deklaron se gjatë pushimeve verore, është me rëndësi që adoleshentët të angazhohen në aktivitete ku marrin njohuri të reja, ballafaqohen me sfida të ndryshme dhe e zhvillojnë pavarësinë përmes aktiviteteve që e nxisin vetbesimin, të menduarin kritik dhe lidershipin.
Tre përparësitë kryesore të kampeve verore janë:
Zhvillimi i aftësive të komunikimit
Aktivitetet e kampeve verore karakterizohen me punë në ekip dhe koordinim, andaj kampet verore janë një mundësi e shkëlqyeshme që të rinjtë ta zhvillojnë tutje aftësinë e komunikimit si brenda shoqërisë, edukatorëve por edhe komunikimin publik.
Njohja me vetvetën
Gjatë kampeve verore, kampistët realizojnë aktivitete nga fusha të ndryshme të jetës si shëndeti, sporti, arti, teknologjia andaj gjatë këtij rrugëtimi, ata mund të kuptojnë më shumë se si do e orientojnë zhvillimin e tyre personal dhe profesional.
Rritja e vetëbesimit
Në kampet verore kampistët janë pjesë e aktiviteteve që janë të orientuara kah rezultatet dhe të mbushura me motivim. Andaj, gjatë këtij procesi, fëmijët tregojnë rritje të vetëbesimit dhe sigurisë në vete.
Afati për të aplikuar është deri të dielën, 10 korrik. Kliko këtu për më shumë informata.