BËHU “MOBILE JOURNALIST”: KURS I AVANCUAR ONLINE “MOBILE JOURNALIST”

Ke përfunduar kursin tonë online mbi Gazetarinë Mobile (Mobile Journalism)? Do të mësosh më shumë “hile” të zanatit? Të prodhosh gazetari cilësore përmes telefonit celular, nën mbështetjen dhe mentorimin e ekspertëve të Thomson Media?

Bashkohu me Aleksandar Mansiev dhe Lorin Kadiun në këtë kurs falas të avancuar mbi Gazetarinë Mobile në 19-23 janar 2021. Ky seminar do të zhvillohet drejtpërdrejtë online dhe do t’ju mundësojë të fitoni aftësi të avancuara në gazetarinë mobile si edhe t’i vendosni ato në praktikë gjatë punës individuale dhe në grup, nën mentorimin e trajnerëve dhe ekspertëve tanë.

Në përfundim të kursit ju do të mundeni të:

  • Përvetësoni aftësinë e duhura për të krijuar fotografi të fuqishme duke përdorur telefonin celular.
  • Fitoni aftësi në krijimin e videove të shkurtra dhe foto-reportazheve përmes telefonit.
  • Krijoni përmbajtje interesante dhe angazhuese për audiencën.
  • Përdorni aplikacione filmimi dhe editimi të përshtatshme për Android dhe IOS
  • Njihni formatet e ndryshme që përdoren për platformat e mediave sociale
  • Përshtasni materialin e krijuar me telefonin tuaj për platforma të ndryshme të rrjeteve sociale.
  • Krijoni material të konsumueshëm për telefonat celular
  • Përdorni aftësitë editoriale të fituara për të krijuar përmbajtje të balancuara

 

Javë e ngarkuar? Mos u shqetësoni: Edhe pse kursi online zgjat pesë ditë, është ndërtuar në mënyrë që t’ju lejojë të merrni pjesë në sesione specifike në grup dhe individuale, çka do të thotë se do të keni mundësi të vazhdoni punën dhe jetën tuaj personale!

E martë, 19 janar: Pjesëmarrësit do të trajnohen për katër orë, me pushime të shkurtra dhe ushtrime (rreth 3 orë)

E mërkurë – E premte: Pjesëmarrësit punojnë në grupe: Grupi 1 – Sesione nga ora 10:00 në 13:00; Grupi 2 sesione nga ora 14:00 – 17:00 (ushtrimet zgjasin rreth 3 orë)

E shtunë, 23 janar: Dita e fundit i dedikohet produksionit dhe editimit në sesione të fokusuara individuale. Çdo pjesëmarrës punon me trajnerët për 30 – 45 minuta dhe kalon pjesën e mbetur të kohës duke montuar produktin gazetaresk të krijuar me telefon celular. Trajnerët tanë do të jenë të disponueshëm nga ora 10:00 – 18:00 për sesionet individuale.

Pas seminarit online: Të gjithë pjesëmarrësit do të kenë mundësi të konsultohen me ekspertët në javët pas kursit, ndërsa do të prodhojnë produkte cilësore të gazetarisë mobile dhe t’i finalizojnë ato për publikim.

Për të aplikuar, ju lutem plotësoni formularin online. Afati për aplikimet është dita e dielë, 17 janar 2021, ora 16:00.

Ju lutem vini re se përfundimi i kursit fillestar online mbi gazetarinë mobile është një parakusht për të marrë pjesë në seminar. Për t’u regjistruar ju lutem vizitoni faqen online të kursit fillestar.

Për më shumë informacion në lidhje me kursin online mbi gazetarinë mobile ju lutemi kontaktoni Kreshnik Gashin në adresën: [email protected].

Ky kurs organizohet në kuadër të projektit “Forcimi i Lajmeve Cilësore dhe Gazetarisë së Pavarur në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi”, implementuar nga “BIRN Hub” në partneritet me Thomson Media gGmbH  ™, Federatën Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ), Unionin Europian të Transmetimit (EBU), Universitetin e Evropës Qendrore (Qendra për Median, të Dhënat dhe Shoqërinë në CEU), Shoqata e Mediave të Evropës Jug-Lindore (MASEE), Qendra për Gazetarinë Investigative e Malit të Zi (CIN CG), Sindikatën e Pavarur të Gazetarëve dhe Punonjësve të Medias në Maqedoni (SSNM), Birn Albania dhe Birn Serbia.

 Projekti financohet nga EuropeAid/ Komisioni Evropian përmes ProgramitRajonal të Trajnimit dhe Mbështetjes për Përmirësimin e Cilësisë dhe Profesionalizmit në Gazetari.