“Behia’s Dance” përmbyll vitin me premierën e baletit "Magjia e kërcimit”

Me premierën “Magjia e kërcimit”, studioja e baletit “Behia’s Dance” ka përmbyllur vitin 2024.

Kjo shfaqje, me koreografi të Behie Murtezit dhe Driton Saqipit, është dhënë më 21.12.2024, në Teatrin AAB “Farku Begolli”.

Me muzikë të përzgjedhur, balerinat e studios “Behia’s Dance” interpretuan një shfaqje të zhanrit kontemporan, ku – sipas koreografëve – ato  mrekulluan publikun me interpretimin e tyre.

“Vërtet një natë magjike na dhuruan balerinat tona….” – kanë shkruar ndër të tjera në Facebook, koreografët e shfaqjes, Murtezi e Saqipi.

Studio “Behia’s Dance” është një nga shkollat më të suksesshme të baletit për moshat e vogla në Kosovë.

Çdo vit kjo studio e përmbyll me një premierë baleti, përmes së cilës shfaqet talenti i nxënësve të kësaj shkolle.

Foto: Behia’s Dance.
Foto: Behia’s Dance.
Foto: Behia’s Dance.
Foto: Behia’s Dance.