Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli - Foto: KALLXO.com

Behgjet Pacolli vazhdon qëndrimin në Tiranë

Deputeti i AKR-së, Behgjet Pacolli mbrëmë ka qëndruar në Tiranë të Shqipërisë dhe nuk është kthyer në Kosovë.

Kështu ka bërë të ditur për KALLXO.com, këshilltari i tij Naim Murseli.

“Jo [nuk është kthyer në Kosovë]. Ai gjendet në Tiranë që nga dita e djeshme”, ka thënë Murseli.

Ndëkrohë ende nuk dihet nëse ish-ministri i Jashtëm Pacolli do  të vijë sot në Kosovë.

Kërkesa për kthim nga Zvicra në Kosovë në kohën e pandemisë dhe krizës politike e deputetit të Kuvendit nga radhët e Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, dje e zhyti këtë të fundit në polemika me qeveritarët dhe me zyrtarët e diplomatët ndërkombëtarë.

Ndonëse në fillim të muajit prill Pacolli kishte kërkuar nga bashkëatdhetarët të kenë durim dhe të respektojnë thirrjet e institucioneve e të presin për kthimin në Kosovë, vetë ai kërkoi kthimin, duke kundërshtuar mes tjerash mundësinë për karantinim, ashtu siç parashohin vendimet e Qeverisë për secilin që hyn në territorin e vendit nga një vend tjetër.

Beteja e zhurmshme politike e Behgjet Pacollit për t’u kthyer në Kosovë