Behgjet Pacolli | Foto: Facebook

Behgjet Pacolli takohet sot me Papa Françeskun

Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ), ka njoftuar se Ministri i Jashtëm në largim, Behgjet Pacolli, sot do të takohet me Papa Françeskun, në Vatikan.

“Ministri Pacolli, gjatë ditës do të pritet në audiencë private nga Papa Françesku, në Selinë e Shenjtë në Vatikan”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Sipas këtij njoftimi, Pacolli pritet të informoi Atin e Shenjtë për konsolidimin e shtetit të Kosovës, për bashkëjetesën ndërmjet komuniteteve dhe feve të ndryshme.