Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Behgjet Pacolli siguron edhe një mandat në Kuvendin e Kosovës?

Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli ka siguruar vota për të marrë edhe një mandat si deputet i Kuvendit të Kosovës. Të paktën, kështu pretendon njëri nga këshilltarët e tij, Naim Murseli, i cili për këtë ka shkruar në llogarinë e tij në rrjetin social facebook, por pa treguar se sa vota deri më tash janë grumbulluar për kreun e kësaj partie.

“Votuesit e AKR-së vazhduan t’i besojnë vizionit dhe programit të AKR-së duke i siguruar edhe një mandat në Kuvendin e Kosovës. Krahasuar me zgjedhjet e mëparshme, z. Behgjet Pacolli është një nga pak udhëheqësit në këto zgjedhje me rritje të elektoratit”, ka shkruar Murseli në Facebook.

Në zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura më 14 shkurt AKR-ja garoni në një listë të përbashkët me LDK-në.